Dënimi me dy ndeshje i mbrojtësit turk Merih Demiral shfaq standardet e dyfishta të UEFA-s
Futbollisti turk Merih Demiral u pezullua me dy ndeshje pasi bëri shenjën e ujkut gri, duke nxjerrë në pah atë që disa e perceptojnë si standard i dyfishtë i UEFA-s.UEFA e pezulloi Demiralin për dy ndeshje për shkak se bëri shenjën e ujkut gri gjatë një festimi të golit në ndeshjen e raundit e 1/16 të EURO 2024 kundër Austrisë.
Bellingham-it iu lejua të luajë kundër Zvicrës
UEFA ka pezulluar me një ndeshje mesfushorin anglez Jude Bellingham për një gjest festimi të golit në fitoren në ndeshjen e 1/16 ndaj Sllovakisë në EURO 2024.Ai u gjobit me 30.000 euro, por pezullimi me një ndeshje i lojtarit 21-vjeçar u pezullua për një vit.
Pra, atij i është lejuar të luajë kundër Zvicrës në çerekfinalen e EURO 2024 të shtunën, pavarësisht se mori një pezullim.
Hetimi në fjalë ishte për "një shkelje të mundshme të rregullave bazë të sjelljes së denjë" pasi mesfushori i Real Madrid-it bëri një gjest të pahijshëm drejtuar pankinës sllovake pasi shënoi në minutën e 95-të për të mbajtur Anglinë në lojë.
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) gjithashtu gjobiti Federatën Angleze të Futbollit me 10.000 euro për shqetësimet e turmës dhe 1.000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.
Vetëm gjobë për përshëndetjen serbe me tre gishta
UEFA ose nuk i ka penalizuar disa futbollistë serbë, ose vetëm i ka gjobitur për përdorimin e përshëndetjes serbe me tre gishta, një lloj përshëndetjeje e përdorur më parë nga nacionalistët serbë.
Gjatë Kupës së Botës FIFA 2018 në Rusi, Aleksander Kolarov nuk u penalizua për përshëndetjen serbe me tre gishta pasi shënoi një goditje dënimi kundër Kosta Rikës.
Në mënyrë të ngjashme, gjatë kualifikimeve të Kampionatit Evropian, UEFA nuk e sanksionoi Dushko Toshiqin për përshëndetjen e Serbisë me tre gishta pasi Aleksander Kolarov shënoi një gol në fitoren 2-0 të Serbisë ndaj Shqipërisë.
Gjatë ndeshjes së grupeve kualifikuese të Kampionatit Evropian ku Serbia mundi 3-1 Malin e Zi në vitin 2023, Dushan Tadiq bëri përshëndetjen me tre gishta dhe nuk mori asnjë pezullim nga UEFA.
Një përshëndetje me tre gishta që përfaqëson fitoret serbe gjatë Luftës së Bosnjës, si një simbol i grupeve nacionaliste serbe që masakruan familjet muslimane boshnjake.
Tarasov u gjobit për zbulimin e fotografisë së Putinit
Futbollisti rus Dmitry Tarasov nga Lokomotiv Moska u gjobit pasi kishte veshur një bluzë që zbulonte një foto të presidentit rus Vladimir Putin gjatë ndeshjes së parë të ndeshjes së raundit të 1/32 të UEFA Europa League kundër Fenerbahçes në vitin 2016.
Pas fitores 2-0 të Fenerbahçes ndaj Lokomotiv Moskës, Tarasov hoqi fanellën e tij për të zbuluar një bluzë me imazhin e Putinit me mbishkrimin rusisht "Presidenti më i sjellshëm".
Për këtë veprim ai është dënuar me 5 mijë euro.
Sipas deklaratës së UEFA-s, lojtarët ndëshkohen për shfaqjen e dukshme të artikujve që përmbajnë mesazhe politike, fetare ose reklamuese gjatë ndeshjeve.
Gjobë për lojtarët zviceranë me origjinë shqiptare për shqiponjën dykrenore
FIFA vendosi masa disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, së bashku me Stephan Lichtsteiner, në ndeshjen e tyre kundër Serbisë në Kupën e Botës 2018.
Atëherë, FIFA gjithashtu filloi një procedurë disiplinore kundër Sllavisha Kokezës, presidentit të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) në atë kohë dhe trajnerit të tyre Mlladen Kërstajiq.
Shaqiri dhe Xhaka u gjobitën me nga 10 mijë franga për gjestin e shqiponjës dykrenore në festën e golit.
Lichtsteiner u gjobit gjithashtu me 5 mijë franga.
Kokeza dhe Kërstajiq u gjobitën me nga 5 mijë franga secili për deklaratat e tyre pas ndeshjes dhe FSS u gjobit me 54 mijë franga për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve.
Para vendimit të FIFA-s, u tha se festimet e golave të Xhakës dhe Shaqirit konsideroheshin se kishin konotacion politik që nxiti hetimin disiplinor.
Pep Guardiola mbante fjongo të verdhë
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, mbante një fjongo të verdhë për të mbështetur aktivistët dhe politikanët e burgosur që bënin fushatë për pavarësinë e Katalonjës në ndeshjet e Premierligës angleze dhe të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Guardiola nuk ka marrë asnjë dënim nga UEFA për këtë sjellje, por u gjobitur me 5 mijë euro nga federata angleze e futbollit./AA