Indonezia kërkon anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB
Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi zhvilloi takim me Komitetin e OKB-së për Ushtrimin e të Drejtave të Pamohueshme të Popullit Palestinez (CEIRPP) dhe përsëriti thirrjen e saj "për të mbështetur anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB", transmeton Anadolu.
Nga platforma e medias sociale X, Marsudi dha deklaratë lidhur me takimin e zhvilluar me CEIRPP me qëllim për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për Palestinën."Zhvilluam diskutim të frytshëm për sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për Palestinën dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete përmes punimeve të CEIRPP", deklaroi ministrja e Jashtme, Marsudi.
Duke bërë thirrje për "armëpushim urgjent dhe të përhershëm", Marsudi tha: "Duhet të sigurohet ndihmë humanitare e papenguar për Palestinën. Duhet t'i jepet fund pushtimit dhe vendbanimeve të paligjshme të Izraelit. Duhet të mbështetet anëtarësimi i plotë i Palestinës në OKB"./AA