Gjermanët firmosin peticionin, kërkojnë të riluhet ndeshja me Spanjën
Tifozët gjermanë nuk janë pajtuar aspak me vendimin e arbitrit Anthony Taylor në duelin me Spanjën, i cili i mohoi një penallti panzerave, vendim të cilin edhe pse kanë kaluar disa ditë, ai ende nuk e ka analizuar. Në Gjermani, tifozët kërkojnë që ndeshja të riluhet, si dhe gjyqtari britanik të përjashtohet nga UEFA, ndërsa deri më tani, mbi 350 mijë tifozë kanë firmosur peticionin në fjalë. Ata e kanë marrë tepër seriozisht këtë cështje, ndërsa dokumentacionin e plotë do ta nisin në qeverinë evropiane të futbollit, por gjasat janë thuajse zero që dicka të ndodhë.
Arbitri e cilësoi të pavullnetshme, ndërsa reagime kishte dhe nga tifozët spanjollë, të cilët pohuan se aksioni ishte i pavlefshëm, pasi më herët Fullkrug ishte në pozicion të parregullt. Firmat e mbledhura pritet të shkojnë mbi gjysmë milioni, por dhe më herët është konfirmuar se peticione të tilla nuk kanë rezultat./EN