Kremlini: Infrastruktura ushtarake e NATO-s përparon vazhdimisht drejt kufijve tanë
Peksov dha deklarata për gazetarët në Moskë lidhur me samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s e cila mbahet në Washington të SHBA-së."NATO synon mposhtje strategjike për Rusinë. Do t'i analizojmë në mënyrë të kujdesshme vendimet e marra dhe çështjet e trajtuara në samit", tha Peskov.
Duke mbrojtur idenë e tij se NATO-ja është një aleancë e "themeluar për të vazhduar konfliktet në kohë konfliktesh", Peskov theksoi se "Aleanca po përmbush funksionin e saj. Po rrit tensionet në kontinentin e Evropës".
Pasi bëri të ditur se po ndjekin vendimet e marra në samit për formimin e qendrave logjistike në Detin e Zi dhe të qendrave të ndryshme në Evropë, Peskov tha: "Shohim se infrastruktura ushtarake e NATO-s përparon vazhdimisht dhe gradualisht drejt kufijve tanë".
"Ndodhemi përballë një aleance shumë të fuqishme shtetesh që ndjekin politikë armiqësore kundër Rusisë dhe të cilët nuk e fshehin këtë. Duhet theksuar se NATO-ja është e përfshirë në mënyrë aktive dhe të plotë në konfliktin në Ukrainë", tha ai.
Peskov potencon se Evropa dhe SHBA-ja nuk janë pro paqes./AA