Lidhje


E harruan në makinë, ndërron jetë 23 vjeçari shqiptar në Greqi

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi pasi prindërit e tij e kishin harruar në makinën e tyre për orë të tëra, në temperatura të larta. Ai u dërgua në spitalin e Kalkidës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve i riu ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Prindërit janë arrestuar dhe pritet të pyeten nga autoritetet greke.

 

23-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili ishte me aftësi të kufizuara jetonte me familjen e tij në ishullin e Evias. Prindërit e tij drejtojnë një restorant në këtë zonë.

 

/Klan News

XS
SM
MD
LG