Lidhje


Izraeli mban kufomat e 1.500 palestinezëve në qendrën e paraburgimit "Sde Teiman"

Ushtria izraelite që nga 7 tetori mban kufomat e 1.500 palestinezëve që besohet se u përkasin personave të armatosur të Hamasit në qendrën e saj të paraburgimit në shkretëtirën "Sde Teiman", transmeton Anadolu.

 

E përditshmja izraelite "Haaretz" citoi një ushtar izraelit që shërbeu në qendrën e paraburgimit "Sde Teiman" duke thënë se kufomat mbahen në frigoriferë dhe të klasifikuar në numra, jo në bazë të emrave.

 

Ushtari shtoi se kufomat janë në gjendje të keqe pasi disa prej tyre kanë shenja dekompozimi, të tjerë kanë gjymtyrë të amputuara dhe disa kanë fytyra të dallueshme, ndërsa të tjerë jo.

 

"Haaretz" vlerëson se shumica e këtyre kufomave të paidentifikuara janë të forcave elitare të grupit Hamas që kaluan në zonat izraelite rreth Rripit të Gazës më 7 tetor.

 

Ai theksoi se kufomat nuk janë dërguar në asnjë qendër të mjekësisë ligjore për obduksion. Gazeta citoi ushtrinë izraelite të thoshte se çdo vendim në lidhje me kthimin e kufomave i takon qeverisë izraelite.

 

Që nga qershori, Gjykata e Lartë izraelite ka shqyrtuar një çështje të ngritur nga organizatat izraelite të të drejtave të njeriut që kërkuan mbylljen e menjëhershme të qendrës së paraburgimit "Sde Teiman" pas raportimeve për rastet e torturave dhe vrasjeve të palestinezëve të ndaluar në qendër.

 

Teksa nuk ka një numër të saktë të palestinezëve të arrestuar nga ushtria izraelite nga Gaza, sipas shifrave izraelite ka mbi 9 mijë palestinezë të burgosur në burgjet izraelite./AA

XS
SM
MD
LG