Biden thotë se do të largohej menjëherë nga gara nëse diagnostikohej si ‘i sëmurë’, por presioni rritet
Joe Biden ka thënë së fundmi në një intervistë se do të largohej nga gara presidenciale 2024 nëse diagnostikohej me “gjendje mjekësore” nga doktorët. Zhvillimi vjen mes rritjes së presionit edhe nga vetë demokratët për largimin e tij teksa kongresmeni Adam Schiff iu bashkua së fundmi 20 demokratëve të tjerë të Kongresit për të kërkuar tërheqjen e presidentit duke thënë se është “koha që ai të kalojë pishtarin”. Në një raport të fundit për një konferencë që presidenti mbante me demokratët e moderuar, biseda përshkruhej nga një prej tyre si “më keq se një debat”, duke shtuar se Biden shpesh humbte fillin e mendimit gjatë lidhjes.
Kur u pyet për arsyet që do ta bënin të tërhiqej nga gara, Biden tha:
“Sikur të kisha ndonjë sëmundje apo gjendje mjekësore, doktorët do të më kishin thënë .. ke këtë apo atë problem”, kishte thënë Biden, sipas përmbledhjeve të publikuara.
Por ai duket i vendosur të mos tërhiqet teksa dje në Michigan fliste me besim për mbështetësit:
“Unë po kandidoj dhe ne do të fitojmë”, madje shtonte se ishte i vetmi demorkat apo republikan që ka mundur Donald Trump.
“Ju më vendosët këtu dhe unë nuk lëviz tashmë”, shtonte ai./The Independent/topchannel