Dështimi i softuerit në mbarë botën ndikon në shërbimet shëndetësore në Izrael
Saturday, 20 July 2024 14:18
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka njoftuar se një mosfunksionim global i softuerit ka prekur spitalet dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor në vend, transmeton Anadolu.Ministria izraelite tha se "një mosfunksionim i përhapur në mbarë botën në serverët e kompjuterëve preku spitalet dhe shërbimet e tjera shëndetësore në Izrael"."Ky nuk është një sulm kibernetik, por një mosfunksionim në një nga softuerët që çoi në rënien e serverëve dhe kompjuterëve", theksoi ministria.Ministria izraelite tha se po punon me një kompani globale për të trajtuar shpejt problemin.
Nuk u dha asnjë detaj mbi spitalet specifike të prekura nga mosfunksionimi./AA