Turqia: Fundi i Netanyahut do të jetë i njëjtë si fundi i Hitlerit
Ministria e Jashtme e Turqisë ka deklaruar se "fundi i Netanyahut gjenocidal do të jetë ashtu si fundi i Hitlerit gjenocidal", transmeton Anadolu.Në një deklaratë të bërë nga ministria theksohet se "ashtu si nazistët gjenocidalë që dhanë llogari, edhe ata që përpiqen të shkatërrojnë palestinezët do të japin llogari. Njerëzia do të qëndrojë me palestinezët".Në deklaratën ku theksohet se Izraeli nuk do të mund t'i shkatërrojë palestinezët, shtohet: "Edhe fundi i Netanyahut gjenocidal do të jetë ashtu si fundi i Hitlerit gjenocidal".
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në X tha se "Presidenti ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së njerëzimit".
“Ata që kërkojnë të shuajnë këtë zë të drejtë, veçanërisht qarqet ndërkombëtare sioniste, përfshirë Izraelin, janë në një gjendje paniku të madh. Historia ka përfunduar në të njëjtën mënyrë për të gjithë autorët e gjenocidit dhe mbështetësit e tyre", theksoi Fidan.
Kryekëshilltari i Presidencës Turke për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç tha gjithashtu se "për sa kohë që presidenti ynë Erdoğan qëndron pranë popullit të shtypur, këta vrasës do të vazhdojnë të çmenden".
“Ata besojnë se me deklaratat e tyre të paturpshme dhe arrogante mund ta shuajnë zërin tonë që mbron drejtësinë dhe të shtypurit. Netanyahu dhe anëtarët e kabinetit të tij, si të gjithë autorët e gjenocidit, do ta gjejnë veten në koshin e plehrave të historisë”, shtoi ai.
Këto reagime vijnë pasi ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz, në llogarinë e tij në median sociale bëri një postim që përmbante shpifje dhe ofendim duke shënjestruar presidentin Recep Tayyip Erdoğan./AA