Lidhje


Italia: Situata pas vrasjes së shefit të Hamasit është “shqetësuese”

Sipas ministrit italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, situata pas vrasjes së shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh, është “shqetësuese”, transmeton Anadolu.“Situata është shqetësuese dhe ne po punojmë për të shmangur një përshkallëzim. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por nuk duhet të ketë përshkallëzim”, tha Tajani.Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, ministri italian tha se vendi i tij po bën përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.Sot herët, Hamasi njoftoi se Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin iranian Teheran.

 

Izraeli ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij./AA

XS
SM
MD
LG