Lidhje


Google planifikoi të sponsorizonte konferencën teknologjike të ushtrisë izraelite

Mësohet se Google, që u kritikua për marrëveshjen e avancuar të teknologjisë së inteligjencës artificiale me Izraelin, planifikoi të sponsorizonte një konferencë teknologjike të organizuar nga ushtria izraelite, por emri i saj u fshi nga organizata në minutën e fundit, transmeton Anadolu.Sipas lajmit të The Intercept me bazë në SHBA, shumë kompani teknologjike, duke përfshirë Nokia, Dell dhe Canon, morën pjesë në konferencën e teknologjisë "IT For IDF" të mbajtur më 10 korrik në Rishon LeZion, në jug të Tel Avivit, për të mbështetur ushtrinë izraelite.

 

Teksa dihet se Google ka qenë ndër sponsorët e rëndësishëm të “IT For IDF” dy vitet e fundit, logoja e Google Cloud, e cila ishte ndër sponsorët në faqen e konferencës, më pas u hoq nga kjo listë.

 

Edhe pse organizatorët e konferencës në deklaratën e tyre për media thanë se nuk ishin në dijeni që logoja e Google Cloud ishte në faqen e tyre të internetit dhe se ky ishte një gabim, dokumentet e brendshme të Google treguan se kompania planifikonte të sponsorizonte konferencën teknologjike të forcave izraelite.

 

Në dokumentin e brendshëm të Google, shihej se konferenca “IT For IDF” ishte përfshirë në listën e eventeve që do të mbaheshin.

 

Në ato dokumente, Google u përmend si një bashkë-sponsor i asaj konference me konsulencën izraelite të informatikës cloud, CloudEx./AA

XS
SM
MD
LG