Lidhje


Biden mbi armëpushimin në Gaza: Është i mundur para përfundimit të mandatit presidencial

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se armëpushimi në Gaza është i mundur para përfundimit të mandatit të tij presidencial, transmeton Anadolu.Në një intervistë për kanalin CBS, Biden bëri vlerësime lidhur me çështjen e armëpushimit në Gaza.Ndaj pyetjes nëse është i mundur apo jo armëpushimi në Gaza pa përfunduar mandati i tij presidencial, presidenti Biden ka dhënë përgjigjen se "Po, është ende i mundur"."Plani i armëpushimit i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) është ende i zbatueshëm", deklaroi Biden, i cili shtoi se ata vazhdojnë punimet që situata "të mos kthehet në një luftë rajonale".

 

Më 31 maj Biden njoftoi planin e armëpushimit me 3 faza për të cilin ai nënvizoi se ishte propozimi i Izraelit. Shkurtimisht, plani përfshinte një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e Izraelit nga e gjithë Gaza, lirimin e ndërsjellë të pengjeve dhe të burgosurve, kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gaza, dërgimin e pandërprerë dhe të mjaftueshëm të ndihmës humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

 

Ndërsa Netanyahu më vonë parashtroi kushte të reja në lidhje me negociatat për shkëmbimin e pengjeve. Këto kushte parashikonin "parandalimin e kthimit të palestinezëve të armatosur nga jugu në veri dhe mbajtjen e ushtrisë izraelite në korridorin e Filadelfit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit".

 

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 8 gusht SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për sigurimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht./AA

XS
SM
MD
LG