Lidhje


“Më bullizuan online”/ Polemika rreth gjinisë, boksierja Imane Khelif padit Elon Musk dhe J.K. Rowling

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për miliarderin Elon Musk dhe shkrimtaren JK Rowling, pasi boksierja algjeriane Imane Khelif, fituesja e medaljes së artë në Paris, pretendon se është bullizuar online për shkak të polemikave rreth gjinisë së saj.

 

Sipas prokurorisë së Parisit, hetimi ka nisur nga Qendra Kombëtare për Luftën kundër Urrejtjes Online për ngacmim kibernetik me bazë gjinore, fyerje dhe provokim.“Sapo fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, boksierja Imane Khelif ka vendosur të nisë një betejë të re për drejtësi, dinjitet dhe nder”, shkruan avokati i saj Nabil Boudi.

 

Ishte revista amerikane Variety ajo që saktësoi se në padi përmenden miliarderi Elon Musk, pronar i X dhe autorja e sagës “Harry Potter”, JK Rowling, e njohur për qëndrimet e saj të diskutueshme./tpz

XS
SM
MD
LG