Lidhje


Negociatat sekrete Iran-SHBA si amerikanët duan të shmangin një sulm ndaj Izraelit

Mediat amerikane kanë zbuluar disa prej negociatave të “fshehta” që po kryen SHBA-ja për të parandaluar hakmarrjen e Iranit ndaj Izraelit.Politico raporton se zyrtarët amerikanë i kanë dërguar mesazhe Iranit përmes ndërmjetësve të ndryshëm duke i kërkuar që të rivlerësojë planin të për të nisur një sulm ushtarak ndaj Izraelit.

 

Amerikanët nënvizojnë në mesazhet e dërguara Iranit, se operacioni i fshehtë izraelit që eliminoi drejtuesin e Hamasit, Ismail Haniyeh, nuk vrau asnjë qytetar iranian, ndaj republika islamike duhet ta rivlerësojë planin e hakmarrjes.

 

“Ne parashikojnë një përgjigjeje iraniane për vrasjen e Haniyeh, por Teherani duket se është tërhequr dhe SHBA nuk pret një sulm të menjëhershëm ndaj Izraelit”, thanë zyrtarët amerikanë.

 

Edhe pse një sulm i drejtpërdrejtë nga Irani nuk pritet që të ndodhë në ditët në vijim, frika e një sulmi nga Hezbollahu nuk përjashtohet, thonë ekspertët./EN

 
XS
SM
MD
LG