Kolumbia ndalon "zyrtarisht" eksportin e qymyrit drejt Izraelit
Monday, 19 August 2024 13:02
Qeveria e Kolumbisë njoftoi se ka vendosur "zyrtarisht" të ndalojë eksportin e qymyrit në Izrael, duke përmendur si shkak sulmet e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.Presidenti Gustavo Petro, ndau në platformën e medias sociale X dekretin që ndalon zyrtarisht eksportin e qymyrit në Izrael.
"Ata po bëjnë bomba me qymyr kolumbian për të vrarë fëmijët palestinezë", tha Petro duke reaguar ndaj sulmeve të Izraelit drejt Gazës.U njoftua se dekreti do të hyjë në fuqi pesë ditë pas botimit në fletoren zyrtare.Përderisa Kolumbia eksporton 5 për qind të totalit të qymyrit që prodhon në Izrael, thuhet se blerësi më i madh është SHBA-ja.
/AA