Putin i kërkon ndihmë Çeçenisë, Kadyrov: Gati 47 mijë luftëtarë
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një vizitë surprizë në Çeçeni, republika myslimane e Federatës Ruse.Kreu i Kremlinit po përpiqet të sigurojë mbështetje ushtarake, në një kohë kur trupat e tij po përballen me sulme ndërkufitare nga trupat ukrainase në Kursk. Putin u takua me forcat speciale çeçene, që po stërviten për t’iu bashkuar konfliktit.“I dashur Vladimir, faleminderit që gjete kohën për të na vizituar. Ju kemi pritur për 13 vjet. Unë e di që ju keni shumë punë, kryesisht çështje që arrini t’i menaxhoni, përfshirë republikën tonë”, tha Ramzan Kadyrov, lider i Republikës Çeçene.
Lideri çeçen tha në rrjetin “Telegram” se mbi 47 mijë luftëtarë, përfshirë vullnetarë, janë stërvitur në akademinë e posaçme të ngritur që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Luftëtarë nga Çeçenia, përpjekja e të cilëve për pavarësi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik çoi në disa vite luftë me Rusinë, po marrin pjesë në të dyja anët e konfliktit./EN