Guterres i bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të "ndalojnë sulmet"
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se është "thellësisht i shqetësuar" nga përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit dhe u bëri thirrje të dy palëve "të ndalojnë konfliktet", transmeton Anadolu.Duke vënë në dukje se Guterres është "thellësisht i shqetësuar" nga përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se sekretari i përgjithshëm u ka bërë thirrje të dy palëve "për ndalimin e konflikteve" sa më parë."Këto veprime vënë në rrezik si popullin libanez ashtu edhe atë izraelit dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal", tha Dujarric.
Ushtria izraelite duke pretenduar se Hezbollahu ka planifikuar të shënjestrojë Izraelin, njoftoi se ka filluar "sulm parandalues" ndaj Libanit.
Pas kësaj, Hezbollahu deklaroi fillimin e kundërpërgjigjes ndaj Izraelit kundër vrasjes së kryer më 30 korrik ndaj Fuad Shukur, një prej komandantëve të nivelit të lartë në Bejrut.
Hezbollahu tha se në sulmin për kundërpërgjigje, shënjestroi pikat e ushtrisë izraelite me 320 raketa si dhe një numër mjetesh ajrore pa pilot.
Ushtria izraelite pretendon se rreth 100 avionë luftarakë morën pjesë në sulmet e kryera në Liban mëngjesin e sotëm dhe se u goditën 40 nga lëshuesit e raketave të pozicionuara për të goditur qendrën e Izraelit.