Ish-ministri izraelit bën thirrje për ndalimin e të gjitha ndihmave humanitare në Gaza
Lideri i partisë opozitare "Izraeli Shtëpia Jonë" dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Avigdor Liberman bëri thirrje për t'i dhënë fund hyrjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, enklavë e cila që nga 7 tetori ndodhet nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.Në mesazhin e tij të publikuar nga llogaria e medias sociale, Liberman kërkoi ndalimin e hyrjes së ndihmave humanitare për Gazën që po lufton me urinë.Krahas ndihmave humanitare, Liberman bëri thirrje për t'i dhënë fund edhe hyrjes së karburantit dhe pajisjeve për Gazën dhe gjithashtu kërkoi që ushtrisë izraelite t'i jepet "liri e veprimit operacional" në Gaza.
Edhe në një deklaratë të bërë javën e kaluar, Liberman bëri thirrje për privimin e Rripit të Gazës nga të gjitha nevojat humanitare të tilla si ujë, ushqime, energji elektrike dhe lëndë djegëse.
Aktualisht në rajon nuk mund të dërgohen ndihma të mjaftueshme humanitare për shkak se ushtria izraelite ka marrë nën kontroll të gjitha pikat kufitare që hapen për Rripin e Gazës si dhe për shkak të pengesave prej një kohe të gjatë nga qeveria e Tel Avivit./AA