Lidhje


Kush janë dy fiset e të “fortëve” që u përplasen në Prishtinë, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e të dilës kryeqytetin e Kosovës, ku përplasja me armë mes dy fiseve la një të vdekur dhe 5 të plagosur.Përplasja ndodhi në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku Policia e Kosovës ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë”, duke shtuar pikat e kontrollit në lokacione të ndryshme për kapjen e personave të përfshirë.Mësohet se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.

 

I vrarë mësohet se ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

 

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, 47-vjeçar.

 

Sipas mediave në Kosovë, Sekirqara dyshohet se ka marrë një plagë në këmbë.

 

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

 

Personat e plagosur po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ku në gjendje të rëndë për jetën janë Llumnica dhe Ademi.

 

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

 

“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.” – thuhet tutje./EN

XS
SM
MD
LG