Lidhje


Vendet afrikane planifikojnë të vrasin rreth 700 kafshë të egra për ti shpëtuar pasojave të thatësirës së madhe

Afrika Jugperëndimore është duke u përballur me një thatësirë ekstreme, më e keqja në 100 vitet e fundit, gjë që ua ka bërë jetën vendasve shumë të vështirë për të siguruar ushqim. Namibia është një ndër shtetet më të prekura, e cila tashmë ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës së madhe. Të paktën 1.4 milion njerëz aty përballen me pasiguri për gjetjen e ushqimit.Për të reduktuar këtë vështirësi, ministria e Mjedisit dhe Pylltarisë në vend, ka njoftuar se po planifikon që të vrasë rreth 700 kafshë të egra përfshirë 83 elefantë, 60 buaj, 300 zebra, 30 hipopotamë, 50 impala dhe kafshë të tjera që jetojnë në zonë.
Sipas ministrisë, kjo nismë synon që të heqë presionin nga burimet e ujit që pinë kafshët dhe t’u vijë në ndihmë banorëve për ushqim. Deri më tani janë vrarë të patën 150 kafshë.
 
 
Temperaturat e larta dhe tharja e burimeve ka ndikuar negativisht edhe në jetën e kafshëve, ku gjatë vitit që shkoi me qindra prej tyre ngordhën. Prej kohësh në Afrikën Jugperëndimore nuk ka rënë shi, situatë kjo që ka ndikuar edhe në uljen e të korrurave./tvanews
XS
SM
MD
LG