Netanyahu dyfishon kontrollin e forcave izraelite në kufirin e Gazës me Egjiptin
Thursday, 05 September 2024 11:04
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur sërish se forcat izraelite nuk do të largohen nga Korridori i Filadelfit – një brez toke me rëndësi strategjike në Gazën jugore përgjatë kufirit me Egjiptin.
Ai u tha mediave të huaja në Jerusalem se është “i hapur” për të shqyrtuar alternativa ndaj pranisë së trupave izraelite përgjatë kufirit Gaza-Egjipt, si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të armëpushimit të përhershëm, por se ai nuk e sheh tërheqjen e tyre.
Sipas mediave të huaja, Netanyahu argumentoi se trupat izraelite duhet të qëndrojnë në këtë zonë tampon për të parandaluar kontrabandimin e armëve dhe ndoshta pengjeve izraelite përtej kufirit.
Hamasi tha në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters se vendimi i Netanyahut për të mos u tërhequr nga korridori i Filadelfit është një përpjekje për të penguar marrëveshjen e armëpushimit, duke shtuar se ishte koha për të ushtruar presion mbi Izraelin.
Më herët të mërkurën, Netanyahu tha se kushtet për çdo armëpushim të përhershëm duhet të përfshijnë “një situatë ku korridori i Filadelfit nuk mund të shpohet”./EN