Kompania e makinave Volkswagen në prag falimenti
Thursday, 05 September 2024 11:19
Kompania e makinave Volkswagen është në mëdyshje nëse duhet të mbyllë apo të mbajë hapur fabrikat e prodhimit të automjeteve në Gjermani!
Për herë të parë në histrinë 87-vjeçare të kompanisë, përfaqësuesit kanë deklaruar se po përpiqen të ulin kostot. Shkak për këtë është bërë prodhimi në masë i makinave elektrike nga Kina.Oliver Blume, CEO i Volkswagen Group tha në një deklaratë të hënën se nuk përjashtohet mundësia e një mbyllje përfundimtare. “Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë kërkuese dhe serioze. Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun europian. Gjermania në veçanti si një vend prodhues po mbetet më mbrapa në drejtim të konkurrencës”, tha ai.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, dërgesat e kompanisë në Kinë ranë me 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e ulur fitimin nga 11.1 miliardë dollarë në 10.1 miliardë dollarë.
Këto plane për uljen e kostove pritet të përballen me rezistencë nga përfaqësuesit e punës në Gjermani. IG Matall, që është një nga sindikatat në Gjermani ka fajësuar kompaninë për keqmanaxhimin e situatës, dhe është zotuar se do të mbrojë vendet e punës.
Volkswagen punëson pothuajse 683,000 punëtorë në mbarë botën, duke përfshirë rreth 295,000 në Gjermani, sipas raportit të tij më të fundit të të ardhurave/tvanews