Lidhje


Kanali televiziv franko-gjerman bën propagandë për organizatën terroriste PKK

Në kanalin e përbashkët televiziv franko-gjerman ARTE është bërë propagandë për organizatën terroriste PKK, transmeton Anadolu.Në kanalin ARTE u transmetua një dokumentar i titulluar "PKK-ja në Evropë: Luftë e armatosur apo terrorizëm?".Në dokumentarin ku kanali televiziv bën propagandë për organizatën terroriste PKK, përfshinte edhe një intervistë me ish-senatorin, Laurence Cohen nga Partia Komuniste e Francës (PCF).Gjithashtu në dokumentarin në të cilin u intervistuan shumë liderë të organizatës terroriste në Evropë, përfshinte gjithashtu intervista me Şahin Polat, bashkëkryetar i Këshillit Demokratik Kurd (CDK-F), i cili është struktura ombrellë e grupeve të lidhura me PKK/KCK në Francë dhe zëdhënësen e CDK-F, Berivan Fırat, ku ata mbronin këto lidhje të organizatës.

 

Dokumentari shpjegon se si PKK/KCK financohet në Francë dhe mbarë Evropën ndërsa u theksua se organizatës terroriste çdo vit nga mbarë Evropa i mundësohet financim prej rreth 20 milionë eurosh./AA

 

XS
SM
MD
LG