GJNP kërkon përshpejtimin e procesit për lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan kërkoi që të përshpejtohet procesi i lëshimit të një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit izraelit "Chanel12", kryeprokurori i GJNP-së, Khan i dërgoi kërkesë Dhomës së Inspektimit Paraprak Nr. 1 të GJNP-së në Hagë të Holandës.Përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kërkoi përshpejtimin e procesit të lëshimit të urdhër-arrestit edhe për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar dhe liderin e Brigadave Izzeddin Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, ndërsa kërkoi që nga kjo listë të hiqet Ismail Haniyeh i cili u vra në Teheran, kryeqyteti i Iranit.
Khan deklaroi se urdhër-arrestet ishin të pashmangshme pasi situata në Palestinë u përkeqësua dhe krimet vazhduan të kryheshin.
- Reagimi i Izraelit
Pas kësaj në deklaratën nga Zyra për media e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu u pretenduar se krahasimi i Netanyahut dhe Gallantit me Sinwarin nga kryeprokurori i GJNP-së Khan ishte "antisemitizëm".
Më tej në deklaratë pretendohet se hapat e ndërmarrë në Hagë që në fillim kanë qenë politikë dhe se nuk janë të bazuara në ligj.
Kryeprokurori i GJPN-së, Khan më 20 maj njoftoi se kishte aplikuar për një "urdhër arresti" kundër kryeministrit izraelit Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Khan njoftoi se "ka justifikim të arsyeshëm për të besuar se Netanyahu dhe Gallant mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit" në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023.
Sipas deklaratës së GJNP-së, përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kishte aplikuar për lëshimin e urdhër-arrestit edhe për zyrtarët e Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh./AA