Lidhje


Kishte bërë gati listën e personave që do vriste, arrestohet 11-vjeçari në SHBA

Një 11-vjeçar nga Florida u prangos dhe u fut në izolim pasi u mburr për sasinë e madhe të armëve dhe planet për të ekzekutuar një “listë vrasjesh” në dy shkolla të ndryshme, tha një sherif.

 

 

Zyra e Sherifit të Qarkut Volusia sekuestroi një rezervë armësh, thika dhe shpata pasi Carlo “Kingston” Dorelli, 11 vjeç, u tregoi një video të armaturës së tij shokëve të klasës dhe kërcënoi me dhunë, pretendoi Sherifi Mike Chitwood në një postim në Facebook, shkruan New york post.


“Ai kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva. Por më pas tha se e gjitha ishte një shaka”, ka shkruar Chitwood.

 

Për “shakanë” e tij, sherifi e ngarkoi Dorellin me një akuzë për kërcënim për të shtëna masive dhe publikoi një video të oficerëve duke e çuar djalin në burg me pranga në kyçet e dorës dhe kyçet e këmbës.

 

Ata publikuan gjithashtu fotografinë e tij së bashku me një foto të armëve, shpatave samurai dhe thikave të llojeve të ndryshme në një tavolinë./EN

XS
SM
MD
LG