Panik në ajër! Avioni goditet nga stuhia, piloti bën ulje emergjente
Wednesday, 18 September 2024 20:25
Një avion i linjës Madellin për në Barranquilla të Kolumbisë është goditur nga një stuhi. Kjo ka sjellë panik tek pasagjerët që po udhëtonin.Siç shkruajnë mediat e huaja, pasagjerët janë kapur pas ndenjëseve dhe kanë bërtitur, njëkohësisht edhe duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë.
Në pamundësi për t’u ulur në tokë, piloti devioji fluturimin në vendpushimin e afërt bregdetar të Kartagjenës.Avioni u godit nga një stuhi tropikale që solli erëra deri në 45 mph. Stuhia preku shumë zona në departamentet e Atlántico, Magdalena dhe Bolívar, duke shkaktuar dëme materiale.
Stuhia e fortë shkuli pemët, dëmtoi çatitë dhe ndërpreu energjinë elektrike në disa qytete të Kolumbisë. /vizionplus.tv