Lidhje


Lukashenko paralajmëron: Një sulm ndaj Bjellorusisë do të thotë Luftë III Botërore

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha sot se një sulm ndaj Bjellorusisë do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore. “Dua të paralajmëroj kundërshtarët tanë, rivalët tanë. Dhe ata që nuk e kuptojnë ende. Nuk ka nevojë ta bëjnë këtë. Një sulm ndaj Bjellorusisë është Lufta e Tretë Botërore”, paralajmëroi Lukashenko, raporton BelTA.

 

Lukashenko nënvizoi se Bjellorusia ka diçka për t’iu përgjigjur agresionit të jashtëm dhe se interesat dhe vlerat e saj do të mbrohen. “Nuk do të lejojmë askënd të cenojë tokën e shenjtë të të parëve tanë, pavarësinë dhe sovranitetin e Atdheut tonë”, theksoi ai.

 

Lukashenko njoftoi më parë një përgjigje të menjëhershme ndaj shkeljes së kufirit shtetëror në rast të një sulmi të NATO-s.

 

Ai shpjegoi se nëse fillojnë ndonjë veprim kundër Bjellorusisë, “ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, kujton agjencia bjelloruse./EN

 

XS
SM
MD
LG