Lidhje


Sulm ajror izraelit në Bejrut, humbin jetën 3 persona, mes tyre edhe komandanti i Hezbollahut

Izraeli ndërmori një tjetër sulm drejt Libanit, duke bombarduar nga ajri kryeqytetin Bejrut pasditen e kësaj të premte. Si pasojë e sulmit humbën jetën tre persona dhe u plagosën 15 te tjerë.

 

Sipas mediave të huaja viktimë ngeli edhe Ibrahim Aqil, kreu i forcave elitare të lëvizjes dhe i kërkuar nga SHBA. Ndërkohë bëjmë me dije se gjatë ditës së sotme, Hezbollahu lëshoi 150 raketa në drejtim të jugut të Izraelit.

 

Departamenti amerikan i drejtësisë e kishte cilësuar Aqilin si një terrorist global për rolin e tij të dyshuar në bombardimet e ambasadës amerikane të vitit 1983 në Bejrut, ku u vranë 63 njerëz, si dhe sulmet e kazermave të marinës amerikane atë vit që vranë 241 persona të personelit amerikan.

 

I njohur gjithashtu si Tahsin, Aqil dyshohet se drejtoi gjithashtu marrjen e pengjeve amerikanë dhe gjermanë në Liban dhe i mbajti ata atje në vitet 1980, sipas departamentit të drejtësisë amerikane.

 

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, 30 persona u vranë në një seri sulmesh me pajisje shpërthyese ndaj anëtarëve të Hezbollahut, për të cilat u fajësuan gjerësisht Izraeli./vizionplus

XS
SM
MD
LG