Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër
Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen të arrijnë tek njerëzit që kanë mbetur të bllokuar në automjete që nga mbrëmja e djeshme.
Moti i ashpër çoi në mbylljen e autostradës N3 midis Harrismith dhe Tugel Tull, si dhe rrugën R617 midis Kokstad dhe Underberg, raportuan mediat lokale.
Zyrtarët u kërkuan banorëve që planifikojnë të udhëtojnë që të shtyjnë planet e tyre për shkak të kushteve aktuale të rrezikshme dhe atyre që janë tashmë në rrugë këshillohen të kenë kujdes dhe të ngasin më ngadalë, pasi rrugët janë bërë të rrëshqitshme.
Shërbimet e urgjencës po punojnë për të mbërritur te personat në automjete, por ende nuk ka informacione se sa persona ndodhen në reshjet e dëborës apo gjendjen e tyre, tha për ENCA menaxherja e operacioneve të koncesionit të tarifave N3, Thania Dogra./EN