Lidhje


Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Nju Jork: Hapa vendimtarë drejt së ardhmes

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot, gjatë një takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, se Turqia dhe Greqia mund të ndërmarrin hapa vendimtarë drejt së ardhmes bazuar në fqinjësinë e mirë dhe se forcimi i dialogut ndërmjet dy vendeve dhe duke vepruar në përputhje me parimet e Deklaratës së Athinës, të jetë me përfitim reciprok. Erdogan dhe Mitsotakis diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë, si dhe çështje rajonale dhe globale në selinë e OKB-së, raportoi Anadolia.


Presidenti turk tha se sulmet izraelite në rajone të ndryshme, veçanërisht në Rripin e Gazës, kanë në shënjestër civilët e pafajshëm dhe se ekziston rreziku që kriza të përhapet në rajon dhe se është e rëndësishme të bëhet presion mbi Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihma humanitare për Gazën pa asnjë pengesë.

 

U vendos që takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë të mbahet në Turqi në muajt e parë të vitit 2025./EN

 

 

XS
SM
MD
LG