Lidhje


Ushtarët e IDF-së I"sraelite sëmuren me diarre nga ushqimet e dhuruara për ushtrinë

Ushtarët e IDF kanë përjetuar një rritje të sëmundjeve të zorrëve të shkaktuara nga disa prej donacioneve ushqimore dërguar trupave në vijat e para, tha një zyrtar izraelit i minstrisë së shëndetësisë.

 

"Që nga fillimi i luftës me Hamasin, ushtarët kanë marrë donacione ushqimore, por për fat të keq, ka pasur një rritje shqetësuese të sëmundjeve të zorrëve, me gjasë të shkaktuar nga higjiena joadekuate e disa prej ushqimeve. Për më tepër, shumë nga paketat e dërguara ushtarëve përmbajnë ultra -ushqime të përpunuara si biskota dhe ushqime të kripura”, paralajmëroi Shir Alfi, një dietologe e rangut të lartë në Clalit Health Services.

 

Ajo theksoi nevojën për cilësi më të mirë të ushqimit dhe masa sigurie për të parandaluar sëmundje të mëtejshme të zorrëve midis trupave të IDF.



Alfi rekomandoi përgatitjen e pakove ushqimore të shëndetshme dhe të sigurta, duke filluar me thasët e paketuara individualisht me fruta të thata me arra dhe/ose bajame. 

 

 

Për të minimizuar ekspozimin ndaj ndotjes, Alfi sugjeroi t'i siguronte çdo ushtari një paketë racioni personal. Në këtë mënyrë ushtari mund ta hapë dhe ta konsumojë sa herë që ndien nevojën./jerusalem post

XS
SM
MD
LG