OBSH: 37 qendra shëndetësore u mbyllën në Liban për shkak të sulmeve izraelite
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se 37 nga 317 qendrat e shëndetit publik në Liban u mbyllën pas sulmeve të Izraelit më 23 shtator, transmeton Anadolu. Në deklaratën e OBSH-së thuhet se qendrat shëndetësore nuk duhet të jenë objektiva.
Më tej theksohet 37 qendra të shëndetit publik mbetën jashtë shërbimit në Liban pas sulmeve izraelite. Në mediat lokale u raportua se shumica e qendrave të mbyllura shëndetësore ndodheshin në rajonet në kufirin e Libanit me Izraelin.
- 748 persona humbën jetën në sulmet e Izraelit në Liban
Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet e kontrolluara me Hezbollahun që nga 8 tetori, kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek më 23 shtator.
Sipas autoriteteve libaneze, 748 persona humbën jetën në sulmet ajrore të Izraelit ndërsa rreth 150 mijë njerëz u zhvendosën brenda vendit për shkak të bombardimeve./AA