Familja refuzon ofertën prej 25 milionë paundësh për tokën e tyre shumë të kërkuar
Sunday, 29 September 2024 16:40
Një familje në Australi ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 25 milionë paundësh për tokën e tyre të shumë të kërkuar, duke u bërë kështu një prej historive më të komentuara në zonë. Vila e familjes Zammit ndodhet në mes të një sipërfaqeje të gjelbëruar prej 200 metrash në Sidney, e cila përfshin një garazh për tre makina, një hambar të madh dhe pamje të jashtëzakonshme drejt Maleve të Kaltërta. Edhe pse e vlerësuar me një çmim që varion mes 20 dhe 30 milionë paundësh, familja Zammit refuzon të shesë pronën e tyre, duke bërë rezistencë ndaj planeve të zhvilluesve për të ndërtuar shtëpi të reja në vend të saj.
Në mënyrë të pazakontë, vendimi i familjes Zammit për të mos pranuar ofertat ka marrë mbështetje nga fqinjët e tyre. Një banor i zonës tha për Daily Mail: "Nuk na shqetëson fare. Është toka e tyre dhe kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me të."
Një tjetër shtoi: "Nëse do të kisha një pronë të tillë, do të bëja të njëjtën gjë. Jam me ta."
Një tjetër fqinje shprehu kënaqësinë e saj, duke thënë: "Jam shumë e lumtur që kanë refuzuar të shesin, kjo e bën zonën tonë më të sigurt për fëmijët dhe lëndina e tyre e madhe na bën të ndihemi sikur kemi më shumë hapësirë. Ne jemi mirënjohës dhe shpresojmë që të qëndrojnë."
Megjithatë, agjentët e pasurive të patundshme nuk po dorëzohen. Dera e familjes Zammit është shpesh e mbushur me karta biznesi dhe letra të shkruara me dorë, duke u lutur familjes që të kontaktojnë.
Agjenti Taylor Bredin tha për 7News: "Fakti që shumica e njerëzve shitën tokën e tyre vite më parë, ndërsa ata e kanë mbajtur pronën, meriton vërtet respekt."
Sipas tij, toka ka potencialin për të ndarë deri në 40 deri në 50 parcela të vogla, ku secila mund të shitet për një milion dollarë./JOQ