Raketat S-400! Moska komenton rishitjen e sitemit raketor tek aleatët e NATO-s
Moska ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të fundit që sugjerojnë se Turqia mund të bashkohet me programin F-35 duke çmontuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, të furnizuara nga Rusia.
“Kontratat e armëve përfshijnë një klauzolë të certifikatës së përdoruesit përfundimtar,” tha Lavrov.
“Çdo veprim tjetër me produktet e furnizuara, ku vendi marrës është përcaktuar si përdorues fundor, kërkon pëlqimin e vendit shitës,” shtoi ministri rus.
Ditët e fundit, mediat kanë raportuar për diskutimet midis Turqisë dhe SHBA-së në lidhje me sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400. Sipas gazetës greke Kathimerini, Shtetet e Bashkuara propozuan këtë verë një plan të detajuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vazhdueshme që ka lindur nga blerja e sistemeve S-400 nga Turqia.
Burimet ekskluzive të Kathimerini tregojnë se një propozim është në tryezë, i cili do t’i lejonte Turqisë të mbajë raketat brenda kufijve të saj, ndërsa do të transferonte kontrollin efektiv të tyre në SHBA. Ndërkohë, burime të tjera perëndimore sugjerojnë se Turqia është inkurajuar të dërgojë sistemet S-400 në Ukrainë, ku S-300 ruse janë tashmë në përdorim të gjerë./EN