I'zraeli sulm masiv në Bejrut, objektiv pasardhësi i N'asrallah: S’dihet gjendja e tij
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Hashem Safieddine, i cili konsiderohet si një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, thuhet se ishte një nga objektivat e sulmeve izraelite gjatë natës së djeshme në Bejrut, që shkaktuan shpërthime masive.
Neë York Times citon zyrtarë izraelitë që thonë se ushtria kishte informacione që sugjeronin se Safieddine, kushëriri i Nasrallah, dhe udhëheqës të tjerë të Hezbollahut, po takoheshin në një bunker në lagjen jugore Dahieh të kryeqytetit libanez.
Sipas Axios, një zyrtar izraelit ka thënë se Safieddine ishte në një bunker të thellë nën tokë, dhe ende nuk është e qartë nëse ai u vra nga sulmet. Mediat libaneze raportojnë se sulmi izraelit ishte shumë më i madh se ai që vrau Nasrallah javën e kaluar.
Deri më tani, Hezbollahu nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar për ngjarjen./EN