Lidhje


New York, mijëra njerëz në protestë kundër gjenocidit të Izraelit që vazhdon prej 1 viti në Gaza

Gjenocidi i Izraelit që vazhdon prej një viti në Gaza është protestuar me një marshim në New York me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, raporton Anadolu. Protestuesit u tubuan në sheshin e famshëm Times Square në New York me pankarta me mbishkrime "1 vit rezistencë kundër gjenocidit që po vazhdon prej 1 viti".

 

Gjatë protestës, demonstruesit apeluan për ndalimin e gjenocidit në Gaza dhe gjithashtu kërkuan dhënien fund të sulmeve izraleite në Liban.Me flamuj palestinezë në duar në Times Square ku ndodhen shumë dyqane, ato brohoritnin parulla të tilla si "Bombat po bien në Gaza ndërsa ju jeni duke bërë shitje", "Liri për Gazën" dhe "Ndaloni gjenocidin në Gaza".

 

Mijëra protestues me daulle dhe duke mbajtur pankarta të tilla si "Palestina e lirë" dhe "SHBA mos financo gjenocidin", lëvizën nga Times Square dhe kaluan në bulevardin e famshëm 'Fifth Avenue', si dhe vazhduan protestën në Washington Square Park.

 

Derisa gjenocidi i Izraelit kundër Gazës përfundoi vitin e parë, protesta u mbajtën edhe në rajone të tjera, duke përfshirë Los Angeles dhe Washingtonin./AA

XS
SM
MD
LG