Lidhje


Pse mungojnë disa ilaçe bazë në Gjermani?

Vendet e tjera të BE-së janë po ashtu pjesërisht të prekura nga mungesat. Sipas anketës PGEU (Grupi Farmaceutik i Bashkimit Europian) të vitit 2023, situata është përkeqësuar në disa vende, duke përfshirë Suedinë, Portugalinë dhe Spanjën

 

Substancat e lira nga Kina dhe India, por me çfarë çmimi?

 

Shkaqet e mungesës janë komplekse, siç është edhe prodhimi modern i barnave. Gjermania dikur njihej si "farmacia e botës" me kompanitë e saj të mëdha farmaceutike - Bayer, BASF, Boehringer Ingelheim ose BioNTech. Ndërsa tani proceset e prodhimit janë të fragmentuara dhe të shpërndara nëpër botë - me zinxhirë furnizimi të gjatë dhe potencialisht problematik.

 

Shumica e substancave aktive prodhohen tani në Kinë dhe Indi, ku nuk ka vetëm paga më të ulëta se në Evropë, por edhe standarde mjedisore. Për t'i bërë substancat sa më të lira, aplikohet prodhimi masiv dhe monopolizimi - që do të thotë që gjithnjë e më pak prodhues prodhojnë sasi gjithnjë e më të mëdha.

 

"Për shembull, për shurupin e paracetamolit kishim dikur dhjetë kompani që e ofronin në treg, ndërsa sot ka mbetur vetëm një kompani kryesore”, shpjegon për DW profesor David Francas, ekspert i zinxhirit të furnizimit nga Universiteti i Worms.

 

"Kështu që tani kemi të bëjmë vetëm me një prodhues, e kur ka ndonjë ndalesë apo pengesë, atëherë shkaktohen prbleme në zinxhirin e furnizimit”, shton për DW profesoresha Ulrike Holzgrabe, eksperte e kimisë farmaceutike dhe mjekësore nga Universiteti i Würzburgut.

 

"Nëse ka fatkeqësi të vogla në rrugën e furnizimit, siç është mbyllja e portit të Shangait gjatë pandemisë së koronës ose bllokimi i anijes në Kanalin e Suezit, mallrat nuk arrijnë fare tek ne”.

 

Barrnatoret e zbrazuraBarrnatoret e zbrazura

 

Gjetja e zgjidhjeve nuk është aspak e lehtë

 

Problemi përkeqësohet më tej nga rezervat e vogla dhe prodhimi "vetëm në kohë", d.m.th., prodhimi nuk mund të zëvendësohet lehtësisht nga rezervat në rast mungese, thonë ekspertët duke shpjeguar se prodhuesit nuk janë të sigurt që ilaçet e ruajtura do të shiten, ndaj edhe nuk bëjnë rezerva të mëdha.

 

Kërkesat e ilaçeve kanë ndryshuar. Gjatë pandemisë së koronës, kërkesa në Infectopharm ra ndjeshëm sepse mbajtja masive e maskave çoi në uljen e sëmundjeve të tjera infektive. Kompanisë iu desh të shkatërronte shurupet e shtrenjta me antibiotikë për fëmijët, sepse ata nuk mund t'i shisnin, për shkak se kishte më pak raste të infektimeve. Dy vjet më vonë kërkesat janë rritur përsëri.

 

Çmimi është veçanërisht problematik me barnat gjenerike. Barnat gjenerike janë kopje të barnave origjinale të patentuara dhe kanë të njëjtën përbërje cilësore dhe sasiore të substancave aktive. Ato mund të prodhohen nga prodhues të tjerë pas skadimit të patentës mbrojtëse dhe përbëjnë rreth 70 deri në 80 për qind të kujdesit bazë shëndetësor.

 

Dy persona paketojnë ilaçeDy persona paketojnë ilaçe

 

 

"Marzhet këtu për prodhimin e këtyre barnave janë jashtëzakonisht të ulëta," thotë Holzgrabe, kontratat e zbritjes dhe dispozitat e tjera të futura në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor shumë vite më parë i detyrojnë prodhuesit të prodhojnë me koston më të ulët të mundshme.

 

Lëvizja e prodhimit në BE - siç kërkohet shpesh - ndoshta do të ishte e vështirë, sepse prodhimi i kimikateve të imta për përbërësit aktivë është i ndërlikuar. "Ne kemi miratuar ligje mjedisore që e bëjnë pothuajse të pamundur," thotë Holzgrabe. Kthimi i prodhimit në Evropë nuk do ta zgjidhte problemin deri në dimrin e ardhshëm. Rifilimi i prodhimit mund të zgjasë deri në pesë vite, paralajmërojnë ekspertët./DW

XS
SM
MD
LG