I"zraeli thotë se ka vrarë kreun e grupit palestinez në Bregun Perëndimor brenda një çadre refugjatësh
Saturday, 12 October 2024 09:36
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë kreun e Xhihadit Islamik në një sulm ajror të enjten në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor. “Një aeroplan goditi zonën e Tulkarem dhe neutralizoi Mohammed Abdullah, kreun e rrjetit të Xhihadit Islamik në Noor Shams”, tha ushtria në një deklaratë.
Abdullah u emërua kreu i grupit në kampin e zonës Tulkarem, pasi paraardhësi i tij Muhhamad Jabber u vra në fund të gushtit, thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Ushtria izraelite tha gjithashtu se Abdullah ishte përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të grupit, duke e akuzuar për vendosjen e eksplozivëve kundër trupave.
/faxweb