Lidhje


Lindja e Mesme në flakë, sulmet izraelite lënë pas dhjetëra të vrarë në Gaza e Liban

Të paktën 29 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në qendër dhe në jug të Rripit të Gazës natën e së shtunës. Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, që citon burime mjekësore nga enklava palestineze.

 

Një javë më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite nisën një tjetër ofensivë në Xhabalia, në veri të Gazës, duke avancuar me tanke dhe duke deklaruar se Hamas ishte përpjekur të rivendoste infrastrukturën e saj atje.

 

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore palestineze vlerësojnë se 150 persona janë vrarë përgjatë javës së fundit, me banorët civilë që thonë se ushtria izraelite e kishte rrethuar lokalitetin Xhabalia dhe i kishte urdhëruar të evakuoheshin përmes një korridori.

 

Ndërkohë, në Liban, Hezbollah ka deklaruar se trupat hebraike po përpiqen të futen në fshatin Ramija, në jug të vendit, që prej orëve të para të së dielës.

 

Ministria lokale e Shëndetësisë bën të ditur se të paktën 15 persona mbetën të vdekur në tre sulme izraelite të kryera të shtunën në lokalitetet Dier Bella, Al Majsra dhe Barja.

 

Gjithashtu, autoritetet saktësojnë se 5 spitale pësuan dëme si pasojë e sulmeve ajrore në qytetin lindor të Balbekut dhe në Luginën Beka.

 

Ndërsa Forcat Mbrojtëse Izraelite njoftuan se lëvizja Hezbollah kishte qëlluar 320 raketa nga Libani ndaj shtetit hebre ditën e shtunë./EN

XS
SM
MD
LG