Lidhje


Media iz’raelite: Su’lmi ra’ketor i Iranit shkaktoi dëme prej 53 milionë dollarësh në Iz’rael

Sulmi raketor iranian ndaj Izraelit ka shkaktuar dëme të mëdha me vlerë rreth 53 milionë dollarë, tha media izraelite, transmeton Anadolu.Sulmi i 1 tetorit ka shkaktuar dëme të vlerësuara nga 150 deri në 200 milionë shekelë (40 deri në 53 milionë dollarë), tha gazeta Yedioth Ahronoth, duke cituar të dhënat e tatimit në pronë.

 

“Ky ishte dëmi më i madh i shkaktuar nga një sulm i vetëm raketor ndaj Izraelit që nga shpërthimi i luftës (Gazës) më 7 tetor 2023”, shtoi gazeta.Sipas gazetës, rreth dhjetë lokacione pësuan dëme në sulmin iranian me raketa, duke përfshirë disa baza ushtarake. Megjithatë, nuk u raportua për të lënduar, përveç vdekjes së një palestinezi pranë qytetit të Jerikos në Bregun Perëndimor, pasi u godit nga shrapneli nga një raketë interceptuese.

 

Irani kreu një sulm më 1 tetor duke përfshirë rreth 180 raketa në kundërpërgjigje për vrasjen e ish-shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, së bashku me objektiva të tjerë, duke përfshirë Hasan Nasrallahun të Hezbollahut dhe një udhëheqës në Gardën Revolucionare, Abbas Nilforushan./mesazhi

XS
SM
MD
LG