Lidhje


Vritet në Gaza ushtaraku më i rëndësishëm i"zraelit

Ndërsa Izraeli po vret krerët e Hamasit, sidoqoftë pa mundur dot që ta mposhtë këtë organizatë, përballë së cilës poshtërohet ushtarakisht, janë nga ana tjetër ushtarakët e saj që po lënë kockat në Gaza. Pra jo thjesht ushtarë, por ushtarakë të lartë.

 

Kështu, ushtria okupatore izraelite ka pranuar se është vrarë komandanti i Brigadës 401 të blinduar, kolonel Ihsan Daksa. Ushtria izraelite tha se tanku që mbante kolonelin Daksa u godit nga mjete shpërthyese gjatë operacioneve në Jabalia, në veri të Gazës.

 

Sipas ekspertit ushtarak dhe të sigurisë Osama Khaled, koloneli Daksa konsiderohet ushtaraku më i rëndësishëm izraelit i vrarë që nga fillimi i agresionit në Gaza. Brigada 401 e blinduar është brigada më e rëndësishme elitare e blinduar në ushtrinë izraelite. Pak muaj më parë, Brigada Al-Qassam publikoi një video të oficerëve dhe ushtarëve të vrarë të kësaj brigade elitare izraelite. Kolonel Daksa është tashmë në krye të listës së ushtarakëve të vrarë të Brigadës 401 të Blinduar.

Sipas raportimit të mediave izraelite, kolonel Daksa erdhi në Jabalia me një grup oficerësh izraelitë me dy tanke, me qëllim të kryerjes së një kontrolli operacional. Oficerët, mes të cilëve edhe kolonel Daksa, dolën nga tanket rreth 20 metra larg pikës së vrojtimit ku duhej të ndodheshin për të monitoruar zonën e operacioneve luftarake (qendra komanduese) dhe aty shpërtheu një mjet shpërthyes mes tyre. Përveç Daksës, e cila u vra, u plagosën rëndë edhe tre oficerë të tjerë, mes tyre edhe zv/komandantin e divizionit 162. I plagosur rëndë ka mbetur edhe komandanti i batalionit 52./beratitv

 

 

XS
SM
MD
LG