Lidhje


Islamofobia, 'industria politike e frikës'/Liga Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile bën thirrje për drejtësi pasi vajza 7-vjeçare u sulmua me thikë

Familja e një vajze 7-vjeçare e cila ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm në Detroit javën e kaluar po bën thirrje për drejtësi.  Lidhja Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile po bën thirrje që agjencitë e zbatimit të ligjit të ngrenë akuza për krimin e nxitjes së urrejtjes ndaj të dyshuarit, 73-vjeçarit Gary Lansky nga Detroit. 

 

 

Javën e kaluar, Prokurori i Qarkut Wayne akuzoi Lansky-n për sulm me qëllim vrasjeje dhe sulm të keq, por thotë se nuk ka prova që. kemi të bëjmë me një akt kriminal i cili ka në sfond urrejtjejen apo nxitjen e urrejtjes . Lidhja Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile beson se policia nuk bëri një hetim të plotë.

 

“Nëse ju mendoni se ky është një lloj filmi i frikshëm i Halloween-it për Saidën dhe familjen e saj, duhet thënë se kjo është jeta reale,” tha Nabih Ayad, themelues dhe kryetar i Lidhjes së të Drejtave Civile Arabo-Amerikane. “Kur del nga shpia dhe shkon pas të vetmit individ me pamje arabe apo të vetmet myslimane apo gjyshe arabe, ky është thjesht një krim urrejtjeje”. 

 

Organizata thotë se hetuesit duhet të shqyrtojnë historinë dhe sfondin e Lanskyt. Ata thonë se 7-vjeçarja Saida ishte objektivi i qartë dhe po luante në Ryan Park me miqtë e saj kur Lansky shkoi pas saj dhe gjyshes së saj, e cila ishte e veshur me hixhab.

 

“Ndihem e frikësuar dhe nuk dua të shkoj më në shkollë apo  të dal jashtë vetëm”, tha Saida të hënën. "Më pëlqen të qëndroj pranë oborrit tim. Kur të rritem, dua të bëhem avokate që ta lë të qëndrojë në burg atë njeri ."

 

Lidhja Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile i dërgoi letra të hënën zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Miçiganit Dana Nessel dhe SHBA. Lidhja Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile bën thirrje për drejtësi pasi vajza 7-vjeçare u sulmua me thikë

XS
SM
MD
LG