Lidhje


Këta janë autorët e sulmit t'errorist në Ankara, dhjetëra të plagosur dhe të vdekur! Një kamikaz shpërtheu në fabrikën e prodhimit të avionëve

Një sulm terrorist ka ndodhur sot në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në Ankara të Turqisë.Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë të paktën tre persona që kanë sulmuar godinën, ku janë të punësuar 1500 persona.

 

 

 Dyshohet se njëri prej autorëve është afruar dhe ka hedhur në erë veten, më pas ka pasur shkëmbim zjarri mes rojeve të pallatit dhe autorëve të tjerë.

 

 

 Nga sulmi mësohet se ka dhjetëra viktima dhe disa të vdekur.

 

 

 Në vendngjarje tashmë kanë mbërritur një numër i madh autoambulancash dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.

 

 

 Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se "një sulm terrorist ka ndodhur në aeroportin TUSA? Ankara Kahramankazan" dhe se "për fat të keq ka viktima".

 

 

 "Të plagosurit brenda janë duke u evakuuar. Ky është një vend shumë i rëndësishëm në industrinë turke të mbrojtjes. Janë marrë masa paraprake. Brenda janë dërguar ekipe speciale. Inspektime po kryhen edhe nga ajri. Mund të themi se terroristi që ka bartur jashtë sulmit është përdorur një armë automatike”,/ Raporton CNN turk.

XS
SM
MD
LG