Lidhje


Serbët i ankohen: Pse s'ia pret dritat Preshevës? Vuçiç: Sapo të fitoj zgjedhjet do paguajnë dhe shqiptarët

Në të parën intervistë para nisjes së fushatës zgjedhore, dhënë mbrëmjen e djeshme për Tv Pink, presidenti Aleksandër Vuçiç shpalosi idenë e tij për një reformë të thellë tatimore në Serbi.

 

I nxitur nga pyetjet e drejtpërdrejta të qytetarëve, Vuçiç zbuloi rrugën në të cilën do të shkojë Serbia, duke thënë se në fushatë nuk ka hyrë “për të thënë se do të rrjedhë mjaltë dhe qumësht, por se vendi do të ketë një periudhë të vështirë dhe me shumë punë për të parë dritë në fund të tunelit”.

 

Vuçiç në vijim u ndal te mesazhet e popullit në drejtim të tij, duke thënë se i kërkojnë që t’ua ndërpresë energjinë elektrike shqiptarëve në Preshevë, ashtu siç ndodh me çdo taksapagues serb. Lideri i Beogradit ishte se të gjithë do të shlyejnë detyrimet sapo ai të rikonfirmohet në krye të shtetit.

 

“Kemi përgatitur një reformë të madhe të sistemit tatimor serb. Edhe populli thotë... pse na e ndërpret energjinë, çfarë është kjo, apo ajo? Pse nuk po ua ndërpret energjinë shqiptarëve në Preshevë.

 

Dhe unë u them nëse i fitojmë zgjedhjet të gjithë në Serbi do të paguajnë energjinë dhe taksat, po ashtu edhe shqiptarët në Preshevë, kështu që kushdo që të shkojë atje për ta bërë. Jo vetëm ata, por të gjithë në Serbi do të duhet ta bëjnë këtë, të paguajnë detyrimet”, deklaroi Vuçiç.

XS
SM
MD
LG