Lidhje


Përmban skena i"ntime h.omoseksuale/ Ndalohet në Turqi filmi i ri i yllit të Hollywood-it

Filmi “Queer” me protagonist Daniel Craig është ndaluar në Turqi. Autoritetet lokale deklaruan se filmi nuk mund të shfaqej për arsye sigurie. Më pas, platforma e transmetimit Mubi vendosi të anulojë Mubi Fest Istanbul 2024. Mubi gjithashtu pretendon se autoritetet turke u thanë atyre vetëm pak orë para shfaqjes së planifikuar se “Queer” u ndalua me vendim të Bashkisë Kadikoy.

 

Në vendim thuhej se filmi ishte i ndaluar për shkak të përmbajtjes provokuese që mund të kërcënonte qetësinë publike dhe ndalimi ishte bërë për arsye sigurie. Nga Mubi, ndër të tjera kanë thënë: “Ne besojmë se ky ndalim është një kufizim i drejtpërdrejtë i artit dhe lirisë së shprehjes. Festivalet festojnë artin, diversitetin kulturor dhe komunitetin, duke bashkuar njerëzit. Ky ndalim nuk synon vetëm një film, ai minon qëllimin e festivalit”.

 

Megjithëse homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan më parë i etiketoi anëtarët e komunitetit LGBTQ+ si “devijanë” dhe ndaloi paradat e krenarisë.

 

Filmi “Queer” u drejtua nga Luca Guadagnino. Është një përshtatje e romanit të William S. Burroughs me të njëjtin emër për një emigrant amerikan në Mexico City, i cili bëhet i fiksuar pas një studenti të ri.

 

Përveç Craig, në film luajnë edhe Lesley Manville, Jason Schwartzman, Drew Starkey dhe David Lowery./tch

 

XS
SM
MD
LG