Lidhje


Shkeli rregullat, be-ja gjobit "Meta"-n me rreth 800 mln euro

Komisioni Europian ka gjobitur "Meta"-n, kompaninë që zotëron "Facebook"-un, me 797.72 milionë euro për praktika abuzive që lidhen me shërbimin e reklamave të klasifikuara, "Facebook Marketplace".
 
 
Sipas Komisionit, "Meta" ka shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së duke lidhur në mënyrë të padrejtë "Marketplace" me rrjetin social "Facebook" dhe duke vendosur kushte të padrejta për shërbime të tjera të ngjashme.
 
 
"Meta" ka njoftuar se do të apelojë këtë vendim, por ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të adresuar çështjet e ngritura. Ky vendim vjen pas një hetimi të nisur në qershor 2021 dhe shqetësimeve të ngritura në dhjetor 2022, ku BE-ja argumentonte se lidhja e detyrueshme e Marketplace me Facebook dëmton konkurrencën dhe pengon rritjen e tregjeve të tjera në internet.
 
 
Në mbrojtjen e saj, "Meta" ka theksuar se përdoruesit mund të zgjedhin nëse dëshirojnë të përdorin "Marketplace" dhe se nuk ka prova që kjo praktikë dëmton konkurrentët. BE-ja e kundërshton këtë duke pretenduar se lidhja e shërbimeve ka potencial për të frenuar rritjen e tregjeve të reja./joq
XS
SM
MD
LG