Lidhje


Kreu i NATO-s, Rutte: Turqia ka një industri mbresëlënëse mbrojtëse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se mezi pret të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për të adresuar sfidat në rritje për sigurinë kolektive, duke përfshirë kërcënimin e terrorizmit, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme. Rutte vlerësoi për Anadolu vizitën e tij të parë në Ankara pas marrjes së detyrës.

"Mezi pres të takohem me presidentin Erdoğan për të adresuar sfidat në rritje për sigurinë tonë kolektive, duke përfshirë kërcënimin e terrorizmit, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, duke shtuar:

 

"Në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, Türkiye jep një kontribut të paçmuar për Aleancën tonë, duke forcuar parandalimin në krahun tonë jugor. Türkiye ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, një industri mbresëlënëse mbrojtëse dhe ka qenë një aleat i fortë dhe i vendosur për më shumë se 70 vjet".

 

Në deklaratën me shkrim të NATO-s bëhet e ditur se Rutte do të takohet sot me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler.

 

Është paraparë që Rutte të takohet gjithashtu me zyrtarë të industrisë turke të mbrojtjes dhe do të vizitojë objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) dhe mauzoleun e Ataturkut./AA

XS
SM
MD
LG