Lidhje


Trump njofton kandidatin për të dërguarin e posaçëm për k.onfliktin Rusi-Ukrainë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur kandidatin e tij për të ushtruar detyrën e të dërguarit të posaçëm për konfliktin Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

 

“Jam shumë i kënaqur të emëroj gjeneralin Keith Kellogg për të shërbyer si asistent i presidentit dhe i dërguar i posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

 

Trump tha se Keith, një gjeneral në pension, ka udhëhequr një karrierë të shquar ushtarake dhe biznesi, duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të sigurisë kombëtare në administratën e tij më parë.

 

“Ai ishte me mua që në fillim. Së bashku, ne do të sigurojmë paqen përmes fuqisë dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt”, tha Trump.

 

Kellog shërbeu i shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trump-it në vitet 2017-2021 dhe këshilltar për sigurinë kombëtare i zv/presidentit të atëhershëm, Mike Pence.

 

Trump ka qenë kritik ndaj mbështetjes financiare të dhënë Ukrainës nga SHBA-së dhe mbështetja amerikane mund të reduktohet në mënyrë drastike kur ai të marrë detyrën në muajin janar.

 

Miroslac Jenca, ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, më herët paralajmëroi kundër një “cikli të rrezikshëm përshkallëzimi” në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke përmendur zhvillimeve alarmante që rrezikojnë më tej stabilitetin rajonal dhe global.

 

“Ne duhet të ndryshojmë ciklin e rrezikshëm të përshkallëzimit”, tha Jenca./AA

XS
SM
MD
LG