Ministri i.zraelit: Nëse armëpushimi dështon nuk do të bëjmë dallime mes Libanit dhe Hezbollahut
Tuesday, 03 December 2024 17:35

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu. Katz në deklaratën lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Libanit dhe Izraelit tha se "do të përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit". Ai pretendon se edhe Libani duhet të autorizojë ushtrinë e tij që "të mbajë Hazbollahun përtej lumit Litani dhe të eliminojë strukturën e tij atje". "Nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut", tha ministri izraelit Katz.
/AA