Lidhje


Ushtria Kombëtare e Sirisë çliron Munbixhin nga organizata t.erroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA

Ushtria Kombëtare Sirisë çliroi Munbixhin e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja, duke pastruar folenë më të madhe të terrorit në perëndim të Lumit Eufrat, raporton Anadolu. Në kuadër të operacionit ushtria e pastroi nga terrori qytezën Ureima dhe fshatin Um Dadat, duke hyrë në linjën veriore dhe perëndimore të Manbixh dhe e mori nën kontroll. Kështu opozita ushtarake e pastroi folenë më të madhe të terrorit në perëndim të Lumit Eufrat.

 

Munbixh ishte foleja më e madhe e terroristëve në perëndim të lumit Eufrat, e cila ishte e pushtuar nga organizata terroriste e mbështetur nga SHBA-ja për vite me radhë. Vazhdojnë punimet e kërkimit për mina dhe kurthe në qytet.

 

Në ditën e parë të operacionit më 1 dhjetor edhe Tal Rifaat ishte çliruar nga organizata terroriste PKK/YPG.

 

- Rëndësia e Munbixh

 

Pavarësisht premtimeve të SHBA-së dhe Rusisë qyteti është nën pushtimin e organizatës terroriste. PKK/YPG kishte marrë nën kontroll qytetin pas sulmit të mbështetur nga SHBA-ja në periudhën maj-gusht 2016.

 

SHBA-ja i kishte premtuar Türkiyes se pasi të pastrohet qyteti nga organizata terroriste DEASH, organizata terroriste PKK/YPG do të tërhiqet nga qyteti, por kjo nuk u realizua.

 

Edhe Rusia në tetor të vitit 2019 me marrëveshjen e arritur me Türkiyen gjatë operacionit "Burimi i Paqes", u angazhua për largimin e organizatës terroriste nga Munbixhi dhe njoftoi se terroristët ishin larguar, por nga ana tjetër organizata terroriste nuk u largua.

 

Rajoni i Munbixhit ishte i një rëndësie qendrore në planin e PKK/YPG-së për të hapur një korridor terrorist duke filluar nga kufiri Siri-Irak e deri në Mesdhe në Sirinë perëndimore.

 

Türkiye në gusht 2016 me operacionin "Mburoja e Eufratit" i dha një goditje përgatitjeve për vendosjen e një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis Afrin-Tal Rifaat dhe Munbixh.

 

- Urime nga Qeveria e Përkohshme Siriane

 

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Sirisë, Abdurrahman Mustafa, në postimin në rrjetin social X, uroi popullin dhe Ushtrinë Kombëtare të Sirisë që çliruan qytetin dhe pjesën rurale të Munbixh nga organizata terroriste PKK/YPG, si një hap i ri drejt rivendosjes së sovranitetit të Sirisë.

 

Mustafa bëri thirrje për plotësimin e çlirimit të tokave siriane dhe realizimin e dëshirës së njerëzve për liri dhe dinjitet./AA

XS
SM
MD
LG